Politike

Protesta e 8 janarit, Gjunkshi: Jo bashkëjetesë me persona që donin të na vrisnin

11 Janar 2022, 16:56 Nga DOSJA
Protesta e 8 janarit, Gjunkshi: Jo bashkëjetesë me persona që

TIRANË – Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Kryesisë së kësaj partie Xhemal Gjunkshi publikoi deklaratën e tij në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PD. Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura deklaroi se një situatë si në protestën e 8 janarit nuk e ka përjetuar as gjatë kohës kur ka qenë me misione ushtarke në Çad, Afganistan dhe Irak. Ai shton se nuk mund të ketë bashkëjetëse mes PD dhe personat që erdhën të vrisnin deputetë dhe zyrtarë të tjerë demokratë ditën e shtunë. Gjunkshi mbështet përjashtimin e 8 deputetëve të PD dhe pezullimin e përkohshëm të 19 anëtarëve të tjerë të kësaj partie.

“Nuk mundet të ketë bashkëjetesë me individët që në datën 8 janar erdhën të na vrisnin. Është  e pakonceptueshme dhe e paimagjinushme kur dëgjon atë që thiri dhe organizoi këtë revolucion të dhunshëm, kur pyetet nëse në datën 8 janar u ushtrua dhunë, nëse u thyen xhama dhe ai përgjigjet shumë ftohte: Jo nuk u thyen xhama. E gjithë bota ishte dëshmitar i dhunës dhe barbarizmit dhe të gjitha kancelaritë perëndimore  e dënuan këtë akt të rrezikshëm. Shprehem dakord që të gjithë drejtuesit e qarqeve apo deputete me funksione në komisionet parlamentare, që u bënë palë me dhunën e barbarizmin, duhet të përjashtohen dhe shkarkohen nga Partia Demokratike, në përputhje me statutin e Partisë dhe ligjet në fuqi”, u shpreh anëtari i Kryesisë së PD Xhemal Gjunkshi.

DEKLARATA E PLOTË E XHEMAL GJUNKSHIT Në MBLEDHJEN E DJESHME TË KRYESISË SË PD:

I nderuar Kryetar! Të nderuar kolegë! Mesditën e 8 janarit nuk do ta harrojmë kurrë, do të mbetet në mendjen tonë si një katastrofë për imazhin e demokracisë në vend, një ditë ankthi e zhgënjimi për të gjithë demokratët që me zemër dhe mendje kanë besuar në demokraci. Sulmi i dhunshëm i protestës që ishte përgatitur për të shkaktar gjakderdhje vuri në rrezik jetën e gjithsecilit që ndodhej në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike dhe të vetë anëtarëve që morën pjesë në protestë. 8 Janari ishte një ditë shumë e trishtë, një situatë mjaft e rëndë të cilën unë si ish ushtarak nuk e kam  përjetuar kurrë, madje  edhe kur kam  qenë   në   Irak, Afganistan,   Çad   (Afrikë)  ku   kam qëndruar me helmetë në kokë a antiplumb në trup për më tepër se tre orë pa lëvizur nga vendi deri me evakuimin tonë nga Forcat Speciale të SHBA-ve. Sytë tanë nuk do ta harrojnë kurrë urrejtjen dhe barbarizmin e datës 8 janar, ku një grup njerëzish ofendonin, qëllonin e bërtisnin. Ai ishte një revolucion i dhunshëm, me skenarë të planifikuar dhe   të organizuar mirë dhe me   synim të qartë, ku me   siguri do të kishte edhe të   vrarë. Fatmirësisht nuk pati humbje jete. Foltorja   e   organizuar  gjoja   për   demokratizimin e partisë,   për hapjen e partisë etj.,  ishte e paligjshme që në   embrion, në kundërshtim   të   plotë me Statutin   (Kushtetutën   e   Partisë Demokratike). Sali Berisha   dhe   të   gjithë   përkrahësit   e  tij, me grupin nismëtar  nuk njihnin Kryetarin e Partisë, Kryesinë dhe strukturat drejtuese të Partisë. E gjitha kjo ishte një grusht shteti brenda Partisë, dhe këtë e beri de facto me Kuvendin ilegjitim të 11 Dhjetorit dhe de jure me referendumin e 18 Dhjetorit. Gjatë gjithë  këtyre  muajve atyre u është lënë terren  i lirë për  të manipuluar demokratët, prandaj kërkohet më tepër se kurrë që çdo drejtues politik, anëtarë kryesie e deputet të ulet dhe të bisedojë me demokratët dhe qytetarët, të dalin në terren me urgjencë dhe të sigurojnë bashkimin, unitetin, të ardhmen. Duhet të kemi kurajën dhe guximin që të flasim hapur me ta duke pranuar dhe gabimet tona, të cilat kanë ardhur më tepër pikërisht nga ata që sot janë kundër kryetarit të Partisë Demokratike, kundër Partisë Demokratike, dhe kundër aleatit tonë më besnik dhe më të fuqishëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk mundet të ketë bashkëjetesë me individët që në datën 8 janar erdhën të na vrisnin. Është  e pakonceptueshme dhe e paimagjinushme kur dëgjon atë që thiri dhe organizoi këtë revolucion të dhunshëm, kur pyetet nëse në datën 8 janar u ushtrua dhunë, nëse u thyen xhama dhe ai përgjigjet shumë ftohte: Jo nuk u thyen xhama. E gjithë bota ishte dëshmitar i dhunës dhe barbarizmit dhe të gjitha kancelaritë perëndimore  e dënuan këtë akt të rrezikshëm. Shprehem dakord që të gjithë drejtuesit e qarqeve apo deputete me funksione në komisionet parlamentare, që u bënë palë me dhunën e barbarizmin, duhet të përjashtohen dhe shkarkohen nga Partia Demokratike, në përputhje me statutin e Partisë dhe ligjet në fuqi.
Unë distancohem plotësisht nga ai akt banditësh, i dhunshëm, kriminal dhe nga të gjithë ata që  e kanë dirigjuar dhe orkestruar.

Stop dhunës!

Stop çdo mendimi dhe akti provokator dhe skenari të dhunshëm, që kërkon të destabilizojë dhe shkatërrojë jo vetëm Partinë Demokratike por edhe Shqipërinë dhe Rajonin. Nëse të gjithë bashkohemi dhe punojmë së bashku drejt një qëllimi të përbashkët, rezultatet mund   të kenë shumë më tepër   ndikim. Prandaj   të   mbështesim njeri tjetrin për   interesin e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve.

Faleminderit.

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e djeshme përjashtimin 8 anëtarëve dhe pezullimin e 29 të tjerëve. Mes të përjashtuerve është dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Të përjashtuarit e tjerë janë:  Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Gjithashtu, Kryesia vendosi njëzëri dhe pezullimin e përkohshëm të 19 anëtarë të PD. Ata janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.

Këto vendime ekstreme u morën pas protestës së dhunshme të 8 janarit në godinën e Partisë Demokratike, ku emrat e mësipërm mbështetën lëvizjen për rithemelim të PD dhe protestën në selinë blu.

LAJMI KRYESOR: ‘Erdhën për të na VRARË’/ DEBATET në Kryesinë e PD: Kriminelët s’kanë vend me ne

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike mbledhje e kryesise perplasje ne partine demokratike xhemal gjunkshi mbledhje e kryesise perplasje ne partine demokratike xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll