Politike

Vizita 3-ditore në Maqedoninë e Veriut, Meta lule te ‘Nënë Tereza’ (TAKIMET)

11 Janar 2022, 12:08 Nga DOSJA
Vizita 3-ditore në Maqedoninë e Veriut, Meta lule te

SHKUP – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nisur sot vizitën e tij zyrtare 3-ditore në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me krerët më të lartë shtetërore në vend. Fillimisht, kreu i shtetit shqiptar ka zhvilluar një takim me homogolun e tij maqedonas, Stevo Pendarovski. Në takimin mes tyre u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve dhe u shpreh kënaqësia për zhvillimin pozitiv të tyre, përmes bashkëpunimit konstruktiv dhe shkëmbimit të vizitave në nivelin më të lartë.

Në kuadër të aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të dy presidentët theksuan nevojën e zhbllokimit të procesit dhe fillimit të shpejtë të negociatave të anëtarësimit të të dy vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat, sipas tyre, do të kenë kontribut pozitiv në progresin e përgjithshëm dhe stabilitetin në rajon.

Më pas, Meta ka shkuar në Memorialin e ‘Nënë Terezës’ në Shkup, ku ka vendosur një tufë me lule, ndërsa me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se e ka nisur vizitën pikërisht me nderimin më të madh ndaj shembullit frymëzues dhe humanizmit të Shenjtores së madhe të kombit shqiptar dhe mbarë njerëzimit, Nënë Terezës. Më pas, Presidenti Meta ka marrë pjesë në ligjërimin me temë: “Shqiptarët në mileniumin e ri – sfidat dhe perspektivat” në Institutin e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.

Pasditen e sotme Meta është pritur në takim nga Krryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Telat Xhaferin, me të cilin kanë diskutuar për një sërë çështjesh duke nisur nga anëtarësimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe për respektimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Meta falenderoi Xhaferin, për respektimin e këtyre të drejtave, ndërkohë që shtoi se liberalizimi i vizave të Kosovës do sjellë stabilitet dhe siguri në rajon.

Për shkak të vizitës së Presidentit Meta në Maqedoninë e Veriut, policia atje ka njoftuar se në qytetin e Shkupit këto tre ditë do të ketë kufizim të trafikut të automjeteve në disa akse rrugore.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Meta takon kryekuvendarin e Maqedonisë së Veriut Xhaferin: Të thellojmë marrëdhëniet

Vizita / Meta takon Pendarovskin: Prioritet hapja e negociatave të dy vendeve me BE

Presidenti Meta nis vizitën në Maqedoninë e Veriut: Të krenohemi me Shën Terezën

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll