Politike

“Do padis bankën”, Murrizi: Janë dhe Hekuran Bregu me Arben Dashin

11 Janar 2022, 20:29 Nga DOSJA
“Do padis bankën”, Murrizi: Janë dhe Hekuran Bregu me

TIRANË – Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi përmendi se do të padisë “Union Bank” për dhënien e informacioneve të tij bankare për policinë. Në studion “Report TV”, Murrizi akuzoi drejtorin e Operacionit Forca e Ligjit Hekuran Bregun, drejtorin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe drejtorin e Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Arben Dashi si ish-pjesëtarë të Sigurimit të Shtetit që kanë ngritur qëllimisht padi ndaj tij për ta dëmtuar. Gjithashtu, ai u shpreh i hapur për t’u hetuar nga çdo lloj institucioni të akuzës.

“Unë jam i hapur. 10 prokurori të bëhen bashkë: SPAK-u, Tirana, Përgjithshmja, të gjithë bashkë. Bëjnë mirë që e fillojnë vettingun nga unë. S’duhet ta bëjë policia hetimin. Tonin Voci, Hekuran Bregu, Arben Dashi, ish-sigurimsa. Si mund të jetë i paanshëm ky pushtet. Më ka mbetur qejfi, do t’i bëjë padi bankës, se s’ka të drejtë ti japë informacione çdo polici kur unë jam qytetar”, bëri me dije Myslim Murrizi.

Ish-deputeti Myslim Murrizi u kallëzua nga Policia e Shtetit në Prokurorinë e Tiranës pasi dyshohet se nuk ka deklaruar 60 mijë euro transaksione me të tretë nëpërmjet kompanisë së tij “Murrizi 2009”. Policia e Shtetit ka kryer hetimet dhe ka bërë gati një relacion për prokurorinë ku jep të gjitha detajet që e çuan në dyshimin për të bërë kallëzimin. Ai rezulton se ka hapur llogari në 6 banka.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike hetohet myslim murrizi myslim murrizi hetohet myslim murrizi myslim murrizi

Sondazh

Poll