Sport

VIDEO/ Problemet në zemër? Eriksen surprizon me golin e fundit në stërvitje

11 Janar 2022, 21:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Problemet në zemër? Eriksen surprizon me golin e fundit në

ZVICËR-Pas përfundimit të kontratës me Interin, Christian Eriksen vazhdon të stërvitet në përpjekje për t’u rikthyer në formë dhe për të gjetur një kontratë të re në një kampionat tjetër.

Playmakeri danez ka postuar në rrjetet sociale një video të një goli të bukur të shënuar gjatë një seance stërvitore në fushën e Chiassos.

Eriksen godet me forcë dhe saktësi nga një distancë e konsiderueshme, duke e futur topin nën cepin e shtyllave, duke e bërë të kotë lëvizjen e portierit. Ish-futbollisti i Interit tregon edhe një herë cilësitë e tij.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chiasso eriksen chiasso eriksen

Sondazh

Poll