Bota

SHBA: Aleatët e NATO-s janë të bashkuar para bisedimeve me Rusinë

11 Janar 2022, 20:48 Nga DOSJA
SHBA: Aleatët e NATO-s janë të bashkuar para bisedimeve me

SHBA- Një zyrtare amerikane tha se anëtarët e NATO-s “qëndrojnë të bashkuar” para bisedimeve me Rusinë mbi të ardhmen e sigurisë evropiane, teksa shqetësimet janë rritur mbi një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës. Të 30 anëtarët e Aleancës ushtarake perëndimore do të takohen me zyrtarët rusë më 12 janar në Bruksel, për të biseduar për kërkesat e Moskës lidhur me garancitë e sigurisë, por edhe për grumbullimin e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Rusia po kërkon që NATO të ndalë zgjerimin nga lindja dhe të tërheqë prapa përparimet e bëra që prej viteve 1990 në Evropën Qendrore dhe Lindore.

“Është bërë krejtësisht e qartë që asnjë aleat brenda aleancës së NATO-s gjatë bisedimeve nuk do të heqë dorë nga çdo gjë që lidhet me politikën e NATO” për pranimin e anëtarëve të rinj, tha më 11 janar ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith.

“NATO është e hapur dhe e përkushtuar për një dialog të mirëfilltë reciprok me Rusinë”, tha ajo.

“Në të njëjtën kohë, ne qëndrojmë të bashkuar për të penguar kërcënimet kundër aleatëve të NATO-s dhe agresionit rus kundër partnerëve tanë në Evropë”, shtoi Smith.

Rusia ka grumbulluar pothuajse 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe në Gadishullin e okupuar ukrainas të Krimesë. Këto lëvizje, sipas Shteteve të Bashkuara, mund të jenë përgatitje për pushtimin e Ukrainës. Zyrtarët dhe analistët perëndimorë thonë se grumbullimi i trupave ruse mund të jetë një përpjekje për t’i bërë presion SHBA-së dhe aleatëve evropianë që të bëjnë koncesione.

Smith ripërsëriti thirrjen e SHBA-së për Rusinë që të shtensionojë situatën duke tërhequr trupat dhe duke u angazhuar në diplomaci. NATO më 2008 ishte zotuar se do ta pranonte Ukrainën dhe Gjeorgjinë – dy shtete ish-sovjetike që janë në kufi me Rusinë – në Aleancë në të ardhmen. Rusia e ka cilësuar “vijë të kuqe” anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Shumë analistë vlerësojnë se anëtarësimi i Kievit në NATO mund të ndodhë pas një dekade.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota julianne smith nato rusia julianne smith nato rusia

Sondazh

Poll