Bota

Syla: Po blejmë armatim për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Serbia

11 Janar 2022, 20:44 Nga DOSJA
Syla: Po blejmë armatim për t’iu përgjigjur

KOSOVË- Zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla ka folur për planet e armatosjes së ushtrisë për vitin 2022. I ftuar në RTV Dukagjini Syla tha se janë duke ndjekur politikën siç e ka praktikë Amerika për armatimet.

“Kemi qenë të vëmendshëm që të bëjmë marrëveshje për armë vetëm me shtete e jo me kompani private. Shteti përkatës bënë mbikëqyrjen e shitjes së armëve për Kosovën”, ka deklaruar Syla.

Syla ka thënë se ndër parterët më të mëdhenj edhe për blerjen e armëve Kosova ka pasur SHBA-në, Kroacinë, Turqinë e disa vende tjera.

“Ne po përgatitemi për mbrojtje pas armatosjes nga Serbia. Marrë parasysh kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, ne armatosemi me armatim adekuat që i përgjigjet kësaj situate. Ne do të përgjigjemi me armatim adekuat që e kërkon situate. Ne nuk jemi duke blerë armatim sulmues, por po punojmë natë e ditë që të mbrojmë territorin dhe popullsinë tonë”, tha ai.

Ai gjithashtu ka thënë se këtë vit kanë planifikuar 52 milionë euro për blerje armësh.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi serbia shba shemsi syla dialogu kosove-serbi serbia shba shemsi syla

Sondazh

Poll