Sport

Pasi ka fituar lirinë, Novak Djokovic: “Dua të qëndroj dhe të luaj Australian Open”

11 Janar 2022, 06:30 Nga DOSJA

AUSTRALI – Nuk ka kaluar shumë pas vendimit dhe Novak Djokovic u rikthye në fusha të “Australian Open”, ku ka triumfuar nëntë herë.

Serbi, i lirë për të lëvizur pasi gjykatësi Kelly e anuloi refuzimin e tij për vizë, tha në rrjetet e tij sociale se donte të “qëndronte dhe të luante” në Melburn, në një mesazh të shoqëruar me një foto në një gjykatë me trajnerin e tij Goran Ivanisevic.

“Jam i lumtur dhe mirënjohës që gjykatësi më anuloi pezullimin e vizës. Pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur, unë dua të qëndroj dhe të përpiqem të luaj në “Australian Open”. Unë qëndroj i fokusuar në këtë.

Erdha këtu për të marrë pjesë në një nga turnetë më të rëndësishëm që luajmë përpara një publiku të jashtëzakonshëm,- shkruan numri një i botës. – Për momentin, nuk mund të them asgjë më shumë se “Faleminderit” për të gjithë ju që keni qenë pranë meje gjatë kësaj kohe dhe që më keni inkurajuar të qëndroj i fortë.”

Novak Djokoviç u stërvit të hënën, siç konfirmoi vëllai i tij, por çështja e tij nuk ka përfunduar pasi gjykatësi ka vendosur për procedurën, jo për themelin dhe ministri i Emigracionit është ende duke studiuar rastin. Mundësia e heqjes së vizës serbit, i cili erdhi në Australi në bazë të një përjashtimi mjekësor, vlefshmërinë e të cilit qeveria federale e kundërshton.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport në fusha të “australian open” novak djokoviç për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic tenisti novak djokoviç në fusha të “australian open” novak djokoviç për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic tenisti novak djokoviç

Sondazh

Poll