Sport

Pritet verdikti i qeverisë! Bisedë midis dy kryeministrave, Djokovic nis stërvitjet

11 Janar 2022, 09:33 Nga DOSJA

AUSTRALI – Është e vështirë që një vendim për rastin Djokovic të merret brenda ditës. Serbi fitoi ankesën kundër qeverisë australiane për refuzimin e vizës së tij, por është në pritje të vendimit përfundimtar të Ministrisë së Emigracionit, e cila ende mund ta dëbojë atë nga vendi. Megjithatë, nuk ka gjasa që ky vendim të vijë sot, ndërkohë, që tenisti serb u stërvit në “Rod Laver Arena”.

“Siç u shpjegua dje në gjykatë, – shkruhet në një shënim të qeverisë australine, – ministri Hawke po shqyrton anulimin e vizës së Djokoviçit, sipas nenit 133C (3) të Aktit të Migracionit. Në përputhje me këtë proces, ministri po e vlerëson me kujdes çështjen. Procedimi është duke u zhvilluar, për arsye ligjore nuk do të ketë komente të mëtejshme”.

Për këtë çështje është regjistruar edhe një telefonatë mes kryeministrit australian Scott Morrison dhe kryeministres serbe Ana Brnabic. Kryeministri Morrison u ka kërkuar dy qeverive që të punojnë ngushtë së bashku. Morrison shpjegoi politikën kufitare jodiskriminuese të Australisë dhe rolin e saj në mbrojtjen e vendit gjatë pandemisë COVID-19.

Udhëheqësit ranë dakord të qëndrojnë në kontakt për këtë çështje dhe të forcojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe. Nga ana e tij, kryeministrja serbe ka kërkuar nga Morrison që të sigurohet që Novak Djokoviç të trajtohet me dinjitet, duke pasur parasysh se tenisti nuk është lejuar të stërvitet ditët e kaluara dhe turneu i Melburnit fillon këtë fundjavë. Në të njëjtën kohë ajo ka kërkuar që të gjitha informacionet të shkëmbehen drejtpërdrejt mes dy qeverive.

Për këtë foli edhe kryeministri i shtetit të Victorias, Daniel Andrews, për të cilin vendimi kryesor për dhënien e vizës i takon ekskluzivisht qeverisë australiane dhe nuk përfshin shtetin e Victorias. “Ky turne është shumë më i madh se kushdo tjetër: është një Grand Slam, është gjëja më e rëndësishme në tenis në tremujorin e parë të çdo viti”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kryeministres serbe ana brnabic kryeministrit australian scott morrison novak djokoviç për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic rastin djokovic tenistit serb novak djokoviçit kryeministres serbe ana brnabic kryeministrit australian scott morrison novak djokoviç për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic rastin djokovic tenistit serb novak djokoviçit

Sondazh

Poll