Sport

Pique replikon në Twitter: “Pas tre vitesh ai ende flet për 6-1, ndalo Unai…”

11 Janar 2022, 06:14 Nga DOSJA

SPANJE – Gerard Pique është gjithnjë e më ‘i egër’ në Twitter. Siç raporton “Mundo Deportivo”, qendërmbrojtësi i Barçës, pasi pak ditë më parë ka zënë faqet e para të të gjitha gazetave, duke publikuar pagën e tij, kësaj here i përgjigjet Unai Emeryt, i cili e vuri në dyshim për disa vendime të arbitrave. .

Trajneri i Villarrealit, pavarësisht se skuadra e tij nuk u përball me Barcelonën, foli edhe për Piqué, duke e ftuar atë përmes një mesazhi, që nuk linte vend për interpretime, për të qenë më të sinqertë në fushë.

“Pique duhet të bëjë vetëm një gjë. Të jetë i sinqertë dhe të mos tallet me njerëzit. Penalltia ishte e qartë dhe ajo nuk u dha. E pranoj, por duhet të jeni të sinqertë me futbollin, me njerëzit dhe me arbitrin.”

Nuk ka vonuar përgjigja e qendrës së Barcelonës. Pique nuk e kurseu në profilin e tij në Twitter, duke iu përgjigjur në të njëjtën mënyrë fjalëve të trajnerit të Villarrealit, por duke u kthyer pas në kohë dhe duke ndalur orën në një nga momentet më të dhimbshme të futbollit të karrierës së trajnerit.

Humbja e pësuar në “Camp Nou” në ndeshjen e kthimit ndaj PSG në turin e dytë të Champions League, kur Barcelona me rezultatin e bujshëm 6-1 përmbysi disfatën e “Parco dei Principi”. Me atë rast Emery foli për arbitrin. Dhe Pique nuk e ka harruar, duke nxjerrë një goditje të drejtpërdrejtë, nga sirtari i kujtimeve.

“Ky është një person që 3 vjet më vonë, vazhdon të ankohet për arbitrin e rezultit 6-1. Ndalo, Unai”,- shkruan Pique në Twitter, duke i kujtuar Emery epilogun dhe komentet e një ndeshjeje që asnjëri prej tyre nuk do ta harrojë lehtë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gerard pique mbrojtësi i qendrës gerard pique trajneri i villarrealit unai emeryt villarreali i unai emery gerard pique mbrojtësi i qendrës gerard pique trajneri i villarrealit unai emeryt villarreali i unai emery

Sondazh

Poll