Bota

Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, LSDM miraton kandidatët për postet e ministrave

11 Janar 2022, 07:02 Nga DOSJA
Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, LSDM miraton kandidatët

SHKUP – Këshilli Ekzekutiv dhe ai Qendror i Lidhjes Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut miratuan mbrëmjen e djeshme propozimin e kryetarit të partisë, Dimitar Kovaçevski, për kandidatët për ministra nga radhët e kësaj partie.

Në listën e propozuar nga LSDM-ja ndodhen emrat e disa kandidatëve tepër të përfolur në mediat vendase. Referuar listës së propozuar, Nikolla Tupançevski do të jetë kandidat për ministër të Drejtësisë.

Kabineti i Kovaçevskit do të ketë katër gra në poste ministrash: Slavica Gërkovska do të marrë postin e Zëvendës-kryeministres e ngarkuar për luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Jovana Trençevska, do ta drejtojë Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa deputetes aktuale, Bisera Kostadinovska Sojçevska, i besohet Ministria e Kulturës. Zëvendës-ministrja e Rendit, Sllavjanka Petrovska, do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes.

Ndërkohë, ministri aktual i Drejtësisë, Bojan Mariçiç, kalon në atë të Integrimeve Evropiane; zëvendës-kryeministri për çështjet e ekonomisë, Fatmir Bytyqi, vazhdon në postin e njëjtë, ndërsa Lupço Nikollovski kthehet në krye të Ministrisë së Bujqësisë ku kishte qenë para se ta ushtronte postin e Zëvendës-kryeministrit për luftën kundër korrupsionit. Edhe Oliver Spasovski, Bllagoj Boçvarski e Goran Milevski, do të vazhdojnë t’i mbajnë postet e ministrave të Punëve të Brendshme, përkatësisht të Transportit dhe të Pushtetit Lokal.

Dimitar Kovaçevski pritet të dorëzojë sot në Parlament propozimin me emrat e kandidatëve për ministra, ndërkohë që kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi pritet ta caktojë seancën për më 15 dhe 16 janar.

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka bërë ndryshime të përfaqësuesve të tij në qeveri, përveç ndërrimit të Ministrisë për Shoqërinë Informatike me atë të Arsimit, të cilën do ta drejtojë Jeton Shaqiri. Artan Grubi mbetet Zëvendës-kryeministër i parë; Bujar Osmani – Ministër i Jashtëm; Fatmir Besimi – i Financave, Kreshnik Bekteshi – i Ekonomisë, Naser Nuredini, Ministër i Ambientit jetësor.

Ndërkohë, partisë Alternativa i lihen ministria e Shëndetësisë, ajo e Shoqërisë Informatike dhe një ministër pa portofol, i cili më pas do të ngarkohet me çështjen e diasporës.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kabineti qeveritar maqedonia e veriut kabineti qeveritar maqedonia e veriut

Sondazh

Poll