Politike

Situata në PD, Fevziu: E lë Opozitën larg fitores, Rama do luftojë që…

10 Janar 2022, 20:15 Nga DOSJA
Situata në PD, Fevziu: E lë Opozitën larg fitores, Rama do

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se përballja mes kryedemokratit Lulzim Basha e ish-kryeministrit Sali Berisha do të mund ta mbajë sa më larg pushtetit Partinë Demokratike. I ftuar në studion e lajmeve të “OraNews”, Fevziu tha se nga kjo gjë përfitues do të jetë kryeministri Edi Rama.

Sipas Fevziut, Rama do të punojë që zgjidhja në Partinë Demokratike të vonojë sa më shumë kohë të jetë e mundur në mënyrë që PD-ja të ndahet në dy parti.

“Dy protagonistët kryesorë në përballje me njëri-tjetrin vetëm sa i shkojnë larg pushtetit, janë larg dhe i shkojnë ende më larg. Foltorja e rivitalizon PD, por çështja është se kur kjo situatë do të marrë zgjidhje të shpejtë, sepse po të shkojë të zvarritet ajo do të kthehet në të kundërt. Kjo është një betejë që kthehet në problem që zvarritet pa fund. Rama nga ana tjetër do të punojë maksimalisht që zgjidhja të mos jetë e shpejtë po të shtyhet sa më shumë, në mënyrë që PD-ja të ndahet në dy parti,”- tha Fevziu.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike blendi fevziu blendi fevziu

Sondazh

Poll