Sport

Skandal! Televizioni grek tallet me Kosovën, i vendosin hartën e Australisë

10 Janar 2022, 19:24 Nga DOSJA
Skandal! Televizioni grek tallet me Kosovën, i vendosin hartën e

GREQI-Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll humbi ndaj Greqisë me shifrat 26-25. Përveç rezultatit dhe ndeshjes ajo që bëri shumë zhurmë ishte televizioni kombëtar grek që shfaqi flamurin e Kosovës me hartën e Australisë.

Nuk dihet nëse ky ishte një “gabim” apo një provokim i mediave greke ndaj Republikës së Kosovës. Një varg komentesh negative kanë shkuar drejt televizionit, ku shumë prej tyre kërkonin një reagim zyrtar nga autoritetet e Greqisë.

Siç dihet, pavarësia e Kosovës nuk njihet nga Greqia dhe shkaku i politikës po ndikon edhe tek sporti.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport greqia kosova greqia kosova

Sondazh

Poll