Sport

“Mashtrues dhe provokues”/ Akuzat për Messin, ish-lojtari i Real Madrid prek edhe…

10 Janar 2022, 18:53 Nga DOSJA
“Mashtrues dhe provokues”/ Akuzat për Messin, ish-lojtari i

POLONI-Në moshën 48-vjeçare, ish-portieri polak Jerzy Dudek ka publikuar një autobiografi ‘shpërthyese’, në të cilën ai trajton disa nga episodet më “pikante”, duke përfshirë eksperiencën te Real Madrid në sezonet 2007-2011. Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar një pjesë të librit, ku polaku kritikon ashpër Lionel Messin, të cilin e cilësoi si mashtrues dhe provokues, ashtu si Barcelonën dhe Pep Guardiolën.

“Ishte shumë mashtrues dhe provokues, ashtu siç ishin edhe Barcelona dhe Pep Guardiola. Unë kam parë Mesin t’u thoshte gjëra aq të rënda Pepe dhe Ramos që nuk mund t’i imagjinoni nga një person aq i qetë dhe në pamje të parë i këndshëm”, shpjegon Dudek në autobiografinë e tij.

Dudek ndalet edhe te Ronaldo, të cilin e kishte shok skuadre në ato vite te madrilenët. “Ishte egocentrik, jashtëzakonisht konkurrues dhe një fitimtar”, shpjegon Dudek.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona dudek leo messi real madrid barcelona dudek leo messi real madrid

Sondazh

Poll