Sport

Juventus, Covid shkon deri në presidencë! I vaksinuar, Agnelli rezulton pozitiv

10 Janar 2022, 12:38 Nga DOSJA
Juventus, Covid shkon deri në presidencë! I vaksinuar, Agnelli

ITALI-Seria A dhe kampionatet e ndryshme kanë rifilluar në kaos total për shkak të bumit të infeksioneve zbuluar nga tamponët e kryera. Në Itali i fundit i prekur është presidenti i Juventusit Andrea Agnelli. Ai është plotësisht i vaksinuar dhe nuk ka asnjë simptomë për sa i përket anës shëndetësore. Megjithatë ai nuk do të jetë në San Siro për të mbështetur skuadrën e tij në Superkupërn e Italisë që do të luhet të mërkurën.

Agnelli nuk ishte prezent as në Olimpico në ndeshjen Roma-Juventus. Për sa i përket Superkupës, Juventusi do të përballet në San Siro kundër Interit të mërkurën, në orën 20:45.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport agnelli serie a agnelli serie a

Sondazh

Poll