Sport

Gazetari vë duart në kokë, menaxheri i Laporta-s jep lajmin: Haaland është i Barçës!

10 Janar 2022, 18:42 Nga DOSJA
Gazetari vë duart në kokë, menaxheri i Laporta-s jep lajmin:

SPANJË-Lluis Carrasco, menaxheri i fushatës për kandidimin e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta ka pohuar se Erling Haaland është drejt transferimit në Katalunjë.

Norvegjezi thuhet se është objektivi kryesor i Laporta-s, megjithëse nuk dihet se si klubi do të financojë një marrëveshje të tillë. Shumë klube interesohen për sulmuesin e Borussia Dortmund dhe firmosja me një lojtar të tillë do të ndezte entuziasmin e tifozëve. “Haaland do të shkojë te Barcelona,” tha Carrasco në emisionin “El Jijantes” të Gerard Romero.

“Unë e di që presidenti e do Erling Haaland, ai e di se ai është një lojtar i mirë, një referencë dhe një flamur i këtij projekti dhe ai mund të dominojë futbollin europian për vitet e ardhshme”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona lluis carrasco barcelona lluis carrasco

Sondazh

Poll