Sport

Dëmtimi i Chiesas ndryshon planet e merkatos, Juve bllokon shitjet e lojtarëve

10 Janar 2022, 17:53 Nga DOSJA
Dëmtimi i Chiesas ndryshon planet e merkatos, Juve bllokon shitjet e

ITALI-Dëmtimi i rëndë i Federico Chiesas komplikon shumë planet e Juventusit, që duhet të luajë të gjithë pjesën e mbetur të sezonit pa një nga lojtarët e saj më të mirë.Lëvizja e parë te Juventus ishte bllokimi i shitjeve të Kulusevskit te Sevilla dhe të Moratas, i kërkuar me ngulm nga Xavi për te Barcelona.

Me shumë mundësi Juventusi do të kërkojë në organikën aktuale zëvendësuesin e Chiesas dhe për këtë arsye mund të hiqet nga merkato Kulusevski. Cuadrado, Bernardeschi apo McKennie janë alternativat e sulmuesit të dëmtuar.

Emrat për afrimet janë të ndryshëm, nga Berardi te Dembélé, duke përfunduar te Martial. Për sulmuesin Sassuolo ka ngritur një mur, ndërsa lojtari i Barcelonës kërkon një pagë monstruoze afërsisht 30 milionë euro.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chiesa juventus chiesa juventus

Sondazh

Poll