Sport

Australi/ Djokovic fiton kauzën dhe rimerr vizën, të paktën deri nesër është i lirë

10 Janar 2022, 17:08 Nga DOSJA
Australi/ Djokovic fiton kauzën dhe rimerr vizën, të paktën

AUSTRALI-Novak Djokovic mund të qëndrojë në Australi dhe të mbrojë titullin e tij në Australian Open, kompeticion që fillon të hënën më 17 janar. Ky është vendimi i gjykatës së Melburnit.

Gjyqtari australian Anthony Kelly anuloi vendimin e qeverisë për të mos i dhënë vizë hyrje tenistit serb, sepse ai nuk plotësonte kriteret për jorezidentët që duhet të vaksinohen plotësisht. Por qeveria nuk dorëzohet: “Gati për apelim”. Nesër vendimi përfundimtar për vizën.

Sakaq, për rastin e Noles ka folur edhe rivali i tij i drejtpërdrejtë, Rafael Nadal, teksa tenisti spanjoll thekson se sportivisht do të preferonte që serbi të mos ishte prezent, megjithatë shton se drejtësia ka folur dhe se duhet respektuar.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport australi novak djokoviç australi novak djokoviç

Sondazh

Poll