Sport

Merkato, Partizani e ka seriozisht! Kërkon të rikthejë tre ish-ët e Superiores

10 Janar 2022, 17:31 Nga DOSJA
Merkato, Partizani e ka seriozisht! Kërkon të rikthejë tre

TIRANË-Partizani e ka seriozisht. Dështimi në pjesën e parë të sezonit dhe largimi i Ilir Dajës natyrshëm do të pasohej me ndryshime te klubi kryeqytetas. Përveç afrimeve të Fernandinjos, Skukës e Kallakut, drejtuesit e kuq nuk do të kërkojnë të ndalen me kaq.

Sipas burimeve brenda klubit Partizani është në bisedime me mbrojtësin Bajram Jashanica, Gledi Micin dhe Erjon Vucaj. I pari luan te Ballkani në kampionatin e Kosvës, mbrojtësi dikur ka qenë pjesë e Skënderbeut, dhe emri i tij do ti garantonte mbrojtjes siguri.

Gledi Mici luan si mbrojtës i majtë dhe do të ishte padyshim një nga prurjet më të bujshme, ndërsa Vucaj në mesfushë do të ishte zëvendësuesi i Ergys Kaçes, ky i fundit duket se e ka të sigurt largimin.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport jashanica partizani vucaj jashanica partizani vucaj

Sondazh

Poll