Politike

‘Mahnit’ Eduart Shalsi, shkon ditën e pushimit në Kuvend…lexon gazeta e revista

10 Janar 2022, 11:19 Nga DOSJA
‘Mahnit’ Eduart Shalsi, shkon ditën e pushimit në

TIRANË – Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’ disa foto, ku shihet brenda sallës së Biblikotekës së Kuvendit të Shqipërisë duke lexuar. Në fotot e shkrepura, për të cilat ka kërkuar asistencën edhe të një profesionisti, Shalsi mban në duar jo libra, por disa revista e gazeta.

Në fotot e publikuara në profilin e tij, duket mjaft i përqendruar duke shfletuar disa gazeta dhe revista të huaja, madje mban para edhe “The Economist”. Mesa duket deputeti ka “përveshur mëngët” për t’u informuar me të dhënat më të fundit, që do t’i përdorë në ditët që vijnë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

Por gjithashtu bën përshtypje fakti se socialisti paska “prishur” ditën e tij të pushimit, vetëm për të lexuar në Biblotekën e Kuvendit. Histori shumë e bukur për të qenë e vërtetë.

(k.m.e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll