Aktualitet

Dëbora mbulon Korçën, policia jep udhëzime për kalimet në Devoll dhe Dardhë

10 Janar 2022, 17:03 Nga DOSJA
Dëbora mbulon Korçën, policia jep udhëzime për

KORÇË – Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve të fundit, intensiteti ka qenë i ulët ku trashësia e dëborës në Dardhë arrin në 5 cm. Borë ka rënë dhe në Voskopojë ,Qarr dhe Devoll, ku reshjet e dëborës janë me intensitet mesatar.

Për sa i përket qarkullimit të automjeteve në akset rrugore, policia rrugore u kërkon drejtuesve të makinave që të lëvizin me zinxhirë në goma për të kaluar në aksin Korçë-Devoll, ndërsa për në fshatin turistik të Dardhës kërkohet që të përdoren goma dimërore.

Aktualisht, patrulla të policisë rrugore janë vendosur në akset në zonat malore të qarkut të Korrcës.

LAJMI KRYESOR: Moti në Shqipëri/ Rikthehen reshjet e dëborës, mbulohen zonat malore

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dëborë në korçë moti ne shqiperi dëborë në korçë moti ne shqiperi

Sondazh

Poll