Aktualitet

PROTESTA në PD, Prokuroria e Tiranës do marrë në pyetje Bashën dhe Berishën

10 Janar 2022, 13:07 Nga DOSJA
PROTESTA në PD, Prokuroria e Tiranës do marrë në pyetje

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të merren në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Berisha dhe Basha do të pyeten në lidhje me ngjarjen dhe trazirat që ndodhën në protestën e 8 Janarit, në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Ndërkohë që hetimet vijojnë ende.

Ndërkohë dje Prokuroria njoftoi dje se 34 persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike. Personat e arrestuar akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Mes tyre është edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili është nën hetim pasi akuzohen për “shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”; ndërsa Flamur Noka akuzohet për protestë të paligjshme.

Por çfarë ndodhi më 8 Janar në selinë e PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua më 8 Janar në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll