Aktualitet

Rruga e Arbrit, banorët e Gjoricës në protestë, bllokojnë për disa minuta makinat

10 Janar 2022, 15:08 Nga DOSJA
Rruga e Arbrit, banorët e Gjoricës në protestë,

DIBËR – Banorët e fshatit Gjoricë kanë dalë në protestë në lidhje me Rrugën e Arbrit. Ata kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin e automjeteve. Shqetësimi i tyre është ngritur për shkak se nuk mund të kalojnë dot drejt Rrugës së Arbrit, por detyrohen të shkojnë te Ura e Çerenecit ose te Ura tjetër në afërsi të Maqellarës.

Ata shprehen se firma nënkontraktore për kryerjen e punimeve nuk është konsultuar me ta në lidhje me punimet për ndërtimin e një rruge dytësore në zonë. Gjithashtu, shqetësim është dhe fakti që ata nuk mundet të kalojnë drejt tokave bujqësore.

“Firma nënkontraktore nuk është konsultuar me ne.  Shqetësim, dalja në anën tjetër në tokat bujqësore”, shprehen banorët.

Banorët e Gjoricës kanë këmbëngulur se nëse nuk plotësohet kërkesat e tyre, protestat do të përshkallëzohen.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protestë rruga e arbrit protestë rruga e arbrit

Sondazh

Poll