Aktualitet

Tritoli që vrau Rexhepin në Cërrik ishte për Harizajn, biznesmeni dy herë me fat

10 Janar 2022, 16:00 Nga DOSJA
Tritoli që vrau Rexhepin në Cërrik ishte për Harizajn,

TIRANË– Eksplozivi që shkaktoi vdekjen e 27-vjeçarit Erion Rexhepi më 30 dhjetor ishte për Mikel Harizajn, biznesmenin nga Vlora që ra pre e atentatit mëngjesin e 7 janarit, në të cilin përfundoi i plagosur bashkë me kamerierin Serin Duni që po e çonte në shtëpi. Por, makina ku ishte vendosur tritoli më 7 janar, rezulton të jetë e njëjta në të cilën ishte edhe Rexhepi më 30 dhjetor. Mjetit ‘Mazda’ ngjyrë blu iu vendos tritoli më 30 dhjetor me synimin e qartë për të vrarë Harizajn, por atë ditë, për fatin e mirë të shënjestrës, por jo të 27-vjeçarit të ndjerë, mjeti përfundoi në duart e gabuara.

Makinën ‘Mazda’ e kishte marrë vjehrri i Harizajt, emri i të cilit nuk bëhet publik për mediat. Në momentin që vjehrri i Harizajt ka ulur shpejtësinë e mjetit e ka frenuar, tritoli ka rrëshqitur nga vendi ku ishte vendosur e ka rënë në tokë. Pikërisht në këto çaste është parë nga Rexhepi, i cili nga kurioziteti e ka marrë lëndën plasëse në dorë e i shpërthyer. Për pasojë, 27-vjeçari humbi jetën, por vdekja e tij mbeti mister deri në momentin që e njëjta makinë shpërtheu me tritol në Tiranë.

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të 7 janarit, biznesmeni Harizaj me origjinë nga Vlora mbylli lokalin e tij në Tiranë dhe u nis të dërgonte kamerierin Serin Duni në shtëpi. Teksa dhëtonte në Unazë, tritoli shpërtheu dhe la të plagosur Harizajn e Dunin. Të dy u dërguan në spital dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në këtë mënyrë, Harizaj u shpëtoi sërish atentatorëve, ndërsa Prokuroria ka zbardhur vrasjen e fatkeqit Rexhepi.

Mikel Harizaj, 42 vjeç, është një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar në 2009 në Selenicë të Vlorës pasi akuzohet se pas një sherri në lokal, ka tentuar të vrasë 3 persona duke u hedhur një granatë. Harizaj, për motive të dobëta është konfliktuar me tre persona në ambientet e një lokali. Menjëherë pas konfliktit, ai ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në makinën e tij, të cilën e kishte të parkuar afër lokalit nga ku ka marrë një granatë dore, me të cilën ka sulmuar ata që kishte në lokal. Nga shpërthimi i granatës u plagos rëndë  G. A., dhe më lehtë dy të tjerët. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erion rexhepi mikel harizaj serin duni erion rexhepi mikel harizaj serin duni

Sondazh

Poll