Aktualitet

Përplasja tek PD, Ervin Salianji e mohon: S’i kam dërguar email Gledis Nanos

10 Janar 2022, 15:41 Nga DOSJA
Përplasja tek PD, Ervin Salianji e mohon: S’i kam dërguar email

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka përgënjeshtruar lajmin se i ka dërguar një mesazh në telefon, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos për ndihmë gjatë protestës së 8 janarit në oborrin e PD-së. Pas publikimit të lajmit në media, Salianji në një reagim në Dosja.al pretendon se nuk ka dërguar asnjë mesazh kryepolicit Nano, ndërsa shton se ka kontaktuar vetëm pas vonesës së ndërhyrjes nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

I kam bërë telefon pasi më thanë se ishin njoftuar dhe kam kërkuar që të di pse po vonohej ndërhyrja,”-ka bërë me dije ai në prononcimin për Dosja.al. Po ashtu, ai shtron se mesazhi në fjalë është dërguar zyrtarisht nga Partia Demokratike, e jo nga ai vetë personalisht.

“Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë. Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese! I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!,”-shkruhet në deklaratën e lëshuar nga PD më 8 janar.

Ndërkohë që edhe kryedemokrati Lulzim Basha tha sot në një intervistë për “Pika mbi i” se nuk ishte ai personi që njoftoi Policinë për të ndërhyrë, duke u shprehur se lajmërimi ishte dhënë nga deputetët brenda selisë. Megjithatë për përplasjen e ndodhur në oborrin e PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të merren në pyetje nga Prokuroria e Tiranës.

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim. Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ervin salianji perplasje ne partine demokratike ervin salianji perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll