Aktualitet

Proteta e 8 janarit në PD, Prokuroria e Tiranës: Janë ngritur 4 pista hetimi

10 Janar 2022, 16:00 Nga DOSJA
Proteta e 8 janarit në PD, Prokuroria e Tiranës: Janë ngritur 4

TIRANË – Prokuroria e Tiranës reagoi me deklaratë publike në lidhje me hetimet për protestën e 8 janarit të organizuar në Partiën Demokratike. Organi i akuzës së kryeqytetit komunikon se janë ngritur deri tani 4 pista hetimi: dhuna e ushtruar nga protestuesit në drejtim të selisë së PD-së dhe pasojat e ardhura si shkatërrim prone, përdorimi i lëndëve të panjohura në drejtim të protestuesve para ndërhyrjes së policisë dhe dhuna e ushtruar në drejtim të tyre,  mbajtja e sendeve të ndryshme të paligjshme dhe individualizimi i autorëve, si dhe çdo e dhënë tjetër e pretenduar deri në këtë fazë.

Në lidhje me 34 të arrestuarit, Prokuroria e Tiranës bën me dije se ata akuzohen për kryerjen e veprave penale: “Shkatërrim prone”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, Prokuroria e kryeqytetit bën me dije se po sekuestrohen të gjitha pamjet rreth ambjenteve të selisë blu, ndërsa po merret në pyetje çdo person që ka dijeni për protestën e dhunshme të para dy ditëve.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TIRANË

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen hetime për çështjen penale me Nr. 182 të vitit 2022, për ngjarjen e datës 08.01.2022, të ndodhur në selinë e Partisë Demokratike.

Nga veprimet e para hetimore të kryera rezultojnë të jenë arrestuar 34 persona, të dyshuar për vepra penale të ndryshme si “Shkatërrim prone” sipas nenit 150 të Kodit Penal, “Prishja e qetësisë publike” sipas nenit 274 i Kodit Penal, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” sipas nenit 282 te Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” sipas nenit 278 i Kodit Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” sipas nenit 279 i Kodit Penal.

Po kryhen veprimet e duhura në drejtim të individualizimit të veprimeve të kryera nga secili prej personave të arrestuar dhe personave të tjerë të përfshirë në veprime në kundërshtim me ligjin.

Nga hetimet e deritanishme rezulton të jenë ngritur si pista hetimi:

– dhuna e ushtruar nga protestuesit në drejtim të selisë së PD-së dhe pasojat e ardhura si shkatërrim prone,

– përdorimi i lëndëve të panjohura në drejtim të protestuesve para ndërhyrjes së policisë dhe dhuna e ushtruar në drejtim të tyre,

– mbajtja e sendeve të ndryshme të paligjshme dhe individualizimi i autorëve,

– si dhe çdo e dhënë tjetër e pretenduar deri në këtë fazë.

Hetimet vijojnë në mënyrë intesive në drejtim të marrjes së të dhënave me vlerë hetimore.

Po kryhen të gjitha veprimet si:

– sekuestrimet e pamjeve filmike në të gjitha ambientet me vlerë hetimore,

– marrja në pyetje e të gjithë personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes,

– si dhe çdo lloj veprimi tjetër që do dalë i nevojshëm nga dinamika në vijim.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është e angazhuar maksimalisht për kryerjen e hetimeve me objektivitet si në çdo rast, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të çdo personi që ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin.

Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha shkuan drejt selisë blu ditën e shtunë ku tentuan të futeshin me forcë brenda saj. Protestuesit me matrapikë, trapanë, gurë, etj të shembin dyert e blinduara në PD. Më pas, u njoftuan Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të reaguar dhe ata arritën t’i shpërndanin demonstruesit duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë.

Më pas, ish-kryeministri Sali Berisha konfimoi se protestat do të përshkallëzohen në të gjithë vendin. Akuzat mes tij dhe liderit të PD Lulzim Basha u ashpërsuan ndaj njëri-tjetrit. Ish-kryedemokrati tha se përkrahës të Bashës kishin fshehur armë në selinë e PD, por i nxorrën jashtë në momentin që ndërhyri policia.

Prokuroria e Tiranës ka proceduar penalisht sekretarin e PD Gazment Bardhi dhe deputetin demokrat Flamur Noka. Ditën e sotme, qarkulloi në media lajmi se Basha dhe Berisha do të thirren nga Prokuroria e Tiranës për të dhënë dëshmi në lidhje me protestën e dhunshme të së shtunës.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha perplasje ne partine demokratike prokuroria e tiranes sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike prokuroria e tiranes sali berisha

Sondazh

Poll