Aktualitet

Valdete Hoxha, zgjidhet zëvendëskryetare e Gjykatës së Apelit të Tiranës

10 Janar 2022, 16:50 Nga DOSJA
Valdete Hoxha, zgjidhet zëvendëskryetare e Gjykatës së

TIRANË– Është zgjedhur zëvendëskryetari i ri i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Në mbledhjen e zhvilluar sot me shumicë votash, Valdete Hoxha është zgjedhur në mënyrë unanime zv.kryetare e Apelit.

E pranishme në këtë mbledhje, ishte dhe Kryetaria e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Naureda Llagami. Për tre vite rresht, Hoxha do të jetë në këtë pozicion.

Njoftimi i gjykatës:

Sot, më datë 10.01.2022 ora 12:00, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u mbajt Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Zëvëndëskryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë. E pranishme në këtë mbledhje, ishte dhe Kryetaria e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Naureda Llagami. Në përfundim të votimit, në mënyrë unanime zgjidhet Zv/Kryetare e Gjykatës së Apelit Tiranë. Gjyqtare znj. Valdete Hoxha, me mandat tre vjeçar.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll