Politike

FOTOT/ Pas protestës së dhunshme, nis pastrimi i selisë së PD-së

10 Janar 2022, 11:01 Nga DOSJA
FOTOT/ Pas protestës së dhunshme, nis pastrimi i selisë së

TIRANË– Në selinë e Partisë Demokratike ka nisur pastrimi pas rrëmujave që u shkaktuan nga protesta e 8 Janarit. Sanitaret kanë nisur pastrimin në katin e parë dhe në të dytë.

Flamuj të Partisë Demokratike, kartona, çadra, qese të zeza kanë pushtuar oborrin e selisë pas trazirave. Dyert dhe xhamat e thyer po ashtu është pamja që vjen nga selia blu.

Por çfarë ndodhi më 8 Janar në selinë e PD? 

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua më 8 Janar në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Të arrestuar janë 34 persona. Nën hetim është edhe Gazment Bardhi pasi akuzohet për ‘stërvitje dhe prodhim armësh’, ndërsa mbi Flamur Nokën ‘rëndon’ vepra penale për protestë të paligjshme. Përveç Berishës e Bashës, situata u komentua edhe nga Rama, ndërsa presidenti Ilir Meta shijoi ditën pas ardhëse pushimet në Dajt.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll