Sport

Shevchenko mund të tërhiqet nga Genoa, ukrainasi favorit për pankinën e Polonisë…

10 Janar 2022, 10:16 Nga DOSJA
Shevchenko mund të tërhiqet nga Genoa, ukrainasi favorit për

ITALI – Aktualisht ai është i izoluar, duke ‘vuajtur’ problemet e Covid-19. Megjithatë, kanë nisur të dëgjohen zërat se Andriy Shevchenko mund të japë dorëheqjen si trajner i Genoas, pa pritur një shkarkim të mundshëm të tij.

Nëse, në fakt, Fabio Cannavaro do të hiqte dorë nga propozimi për të marrë përsipër detyrën e trajnerit të Polonisë, ukrainasi do të ishte favorit për t’u ulur në atë stol të mbetur bosh nga dorëheqja e portugezit Paulo Soza, i cili ka nënshkruar për Fluminensen në Brazil.

Polonia, në muajin mars, fillimisht do të luajë në “play-off” kundër Rusisë, për të siguruar një biletë pjesëmarrjeje në botërorin “Katar 2022”.

Mundësia e një largimi të mundshëm, thuhet se është edhe arsyeja, pse klubit ligurian i Genoas i duhet pak kohë për të vendosur: në rast dorëheqjeje, do të kursente rrogën dhe të shmangte penalitet e kontratës me Shevchenkon.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport andriy shevchenko detyrën e trajnerit të polonisë fabio cannavaro fabio cannavaro shpall 'madhështinë' si trajner i genoas trajneri andriy shevchenko ukrainasi do të ishte favoriti andriy shevchenko detyrën e trajnerit të polonisë fabio cannavaro fabio cannavaro shpall 'madhështinë' si trajner i genoas trajneri andriy shevchenko ukrainasi do të ishte favoriti

Sondazh

Poll