Sport

Bëri sherr dhe gjeste ofenduese me të gjithë, tifozët i tregojnë derën Haaland-it

9 Janar 2022, 20:52 Nga DOSJA
Bëri sherr dhe gjeste ofenduese me të gjithë, tifozët i

GJERMANI-Tifozët e Borussia Dortmund janë të bindur se e ardhmja e Erling Haaland do të jetë në Spanjë. Thashethemet e merkatos për norvegjezin janë rindezur nga një përplasje me Rafael Santos Borré gjatë ndeshjes së kampionatit mes Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt.

Sulmuesi u rrëzua nga Borré dhe ky norvegjezi u tërbua.21-vjeçari ngrihet dhe sulmon menjëherë kolumbianin, aq sa arbitri u detyrua të ndërhyjë.

pic.twitter.com/1NfpXPEybJ

— Out Of Context Football Colombiano (@nocontextfutcol) January 8, 2022

Haaland, para sherrit me Borré, kishte shfaqur shenja nervozizmi. Pas golit të Jude Bellingham, norvegjezi shkoi të merrte topin nga rrjeta, por u shty nga Martin Hinteregger. Në atë moment, 21-vjeçari i inatosur i ka bërtitur austriaku: “Shko pir*** ose idiot “.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport borussia dortmund haaland borussia dortmund haaland

Sondazh

Poll