Sport

Arsenal, Xhaka kthehet në problem! Refuzon vaksinimin, lojtari sërish me Covid-19

9 Janar 2022, 20:45 Nga DOSJA
Arsenal, Xhaka kthehet në problem! Refuzon vaksinimin, lojtari sërish

ANGLI-Folarin Balogun dhe Granit Xhaka janë lojtarët që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Dy futbollistët e Arsenal humbën ndeshjen ndaj Nottingam Forest.

Mungesa e Xhakës është një goditje e rëndë për Arsenal duke parë që lojtari ishte kthyer në formë por edhe për faktin se Mohamed Elneny dhe Thomas Partey janë në Kupën e Afrikës gjatë janarit, ndërsa Ainsley Maitland-Niles është larguar te Roma në huazim.

Kjo do të thotë që Albert Sambi Lokonga është i vetmi mesfushor qendre te Arsenal.Granit Xhaka është infektuar dy herë brenda pak muajsh i cili mori famë të padëshiruar në Angli për faktin se nuk ishte i vaksinuar në fillimin e këtij sezoni.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arsenal xhaka arsenal xhaka

Sondazh

Poll