Sport

Ashley Cole, viktimë e fyerjeve raciste gjatë komentimit të ndeshjes së FA Cup…

10 Janar 2022, 05:30 Nga DOSJA
Ashley Cole, viktimë e fyerjeve raciste gjatë komentimit të

ANGLI – Policia e Wiltshire ka hapur një hetim, pasi Ashley Cole ishte viktimë e fyerjeve raciste gjatë ndeshjes së raundit të tretë të FA Cup midis Swindon dhe Manchester City (1-4).

Ish-mbrojtësi i kombëtares së “Tre Luanëve”, i cili aktualisht është në stafin e përzgjedhjes U21 të Anglisë, është edhe konsulent për ITV-në, që po transmetonte ndeshjen.

Pronari i Swindon, Clem Morfuni, postoi një deklaratë në faqen e klubit në internet, në të cilën ai tha se klubi ishte “thellësisht i mërzitur” dhe i kërkoi falje Cole.

“Gjatë ndeshjes sonë të raundit të tretë të FA Cup, kundër Manchester City në “County Ground”, për fat të keq morëm raporte për sharje raciste ndaj Ashley Cole, i cili ishte pjesë e ekipit të transmetimit të ITV,- tha Morfuni.

Ne jemi absolutisht të trishtuar dhe thellësisht të neveritur nga kjo dhe mund të theksojmë, se sharjet raciste të çfarëdo lloji nuk do të tolerohen nga Swindon Town Football Club. Aktualisht po punojmë me policinë e Wiltshire për të mbledhur prova, por përgjegjësit do të ndëshkohen në përputhje me rrethanat.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ashley cole ishte viktimë clem morfuni fa cup fa cup nga chelsea fifa gjobit manchester city manchester city pronari i swindon trajneri i manchester cityt ashley cole ishte viktimë clem morfuni fa cup fa cup nga chelsea fifa gjobit manchester city manchester city pronari i swindon trajneri i manchester cityt

Sondazh

Poll