Sport

Nga fitorja në Romë te Superkupa ndaj Interit, Juventus vjen me mungesa të rënda

9 Janar 2022, 22:09 Nga DOSJA
Nga fitorja në Romë te Superkupa ndaj Interit, Juventus vjen me

ITALI-“Kur fiton është shumë më bukur. Ne po humbnim dhe me golin e Locatellit gjithçka ndryshoi. Ne kemi treguar se kemi karakter. Tani shpresoj se trajneri do të kthehet sepse kam humbur gjashtë apo shtatë vjet nga jeta sonte”. Kështu e nisi konferencën pas ndeshjes zv.trajneri Marco Landucci, i cili mbrëmjen e sotme zëvendësoi Allegrin i cili nuk ishte në stol për shkak të dënimit.

Juventus do mendojë për Superkupën ditën e mërkurë ndaj Interit. Mbrëmja e errët për skuadrën bardhezi është se dëmtimi i Chiesas shqetëson dhe lojtari me shumë gjasa nuk do të jetë gati.

Ndërkohë që Cuadrado dhe De Ligt nuk do të jenë ndaj Interit. Kolumbiani ka plotësuar numrin e kartonëve, ndërsa De Ligt u ndëshkua me karton të kuq. Një tjetër mungesë që duhet shtuar është ajo e Bonuccit, edhe nëse stafi i Juventusit shpreson ta rikthejë të paktën në pankinë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chiesa juventus chiesa juventus

Sondazh

Poll