Sport

Nga 3-1 në 3-4/ Juve, çfarë përmbysje! Roma e Mourinhos “shkërmoqet” për 7 minuta

9 Janar 2022, 19:39 Nga DOSJA
Nga 3-1 në 3-4/ Juve, çfarë përmbysje! Roma e Mourinhos

ITALI- Roma drejtuar nga Jose Mourinho tregon edhe një herë problemet që ka në fushën e lojës. Pas humbjes ndaj Milanit, edhe këtë herë verdhezinjtë munden nga Juventusi në Olimpico me shifrat 3-4. Një ndeshje që garantoi spektakël dhe emocione të forta. Festivali i golave do të niste fillimisht për vendasit, kur Abraham në minutën e 11′ shënoi golin e avantazhit. Sulmuesi anglez u tregua i saktë në atë goditje me kokë.

Festa nuk zgjati shumë sepse shtatë minuta më vonë Juventus barazoi me Dybalan. Argjentinasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa në të dytën, Mkhytarian në minutën e 48′ dhe Pellegrini nga goditja e dënimit në 53′ shënuan për Romën. Çdo gjë u duk e përfunduar dhe se romakët do të arkivonin tri pikët, por nuk rezultoi kështu. Juventus tregoi zemër e krenari.

Për shtatë minuta bardhezinjtë shënuan tri herë me Locatellin në 70′, Kulusevskin në 74′ dhe De Sciglio në 77′. Ndeshja u komplikua jo pak për skuadrën e Allegrit kur në minutën e 81′ De Ligt preku një top me dorë brenda zone dhe mori kartonin e dytë të verdhë.

Penalltinë e mori përsipër Pellegrini por u tregua i pasaktë. Juventus e mbrojti rezultatin deri në fund dhe shkon në vendin e 5-të në kuotën e 38 pikëve, ndërsa telashet janë të gjitha për Romën që ndodhet jashtë çdo lloj objektivi, në vendin e 8 në kuotën e 32 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus mourinho roma juventus mourinho roma

Sondazh

Poll