Sport

VIDEO/ Lyon dhe PSG krah për krah, Mbappe “i vetmuar” në fushë…

10 Janar 2022, 05:24 Nga DOSJA
VIDEO/ Lyon dhe PSG krah për krah, Mbappe “i vetmuar” në

FRANCE Lyon nuk shkoi se sa një barazim 1-1 këtë të dielë kundër PSG-së, rezultat ky e justifikon keqardhjen për energjitë e shpenzuar.

Ish-mesfushori i Milanit, braziliani Paqueta, me një goditje nga e djathta shënoi për vendësit, duke justifikuar aktivizimin. Ai ishte kthyer në Lyon vetëm midis natën e së hënës dhe mëngjesit të së martës, pasi ishte infektuar nga Covid dhe u bllokua në Dubai.

Mirëpo shpresat e Lyon u shkatërruan në minutën e 76-të, kur Thilo Kehrer shënoi golin e barazimit 1-1, pas një topi nga Edouard Michut. Vazhdimi pati pak ngjarje dhe situate për të ndryshuar rrjedhën ndeshjes. Mungesat e Lionel Messit, Angel Di Maria dhe Neymar, bënë që Mbappé të ishte shumë i vetmuar, deri në atë pikë sa harronte, se ai mund të mbështetej herë pas here edhe te shokët e tij të skuadrës.

Mauricio Pochettino, trajneri i PSG-së pas barazimit 1-1 ndaj Lyon, u shpreh i kënaqur me zëvendësuesit: “Jemi të lumtur sepse zëvendësuesit sollën entuziazmin që na duhej. Në aksionin e golit të barazimit morën pjesë Xavi (Simons), Edouard (Michut) ose Thilo (Kehrer). (…) Kemi pasur shumë vështirësi në qarkullimin e topit, bëmë gabime që u dhanë atyre mundësi për të na kundërvënë. Ishte një situatë e vështirë por duhet të jemi të kënaqur”…

Pas kësaj ndeshjeje të javës së 19-të, PSG ndodhet në vendin e parë me 47 pikë, ndërsa Lyon në vendin e 11-të me 25 pikë në renditjen e Ligue 1.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport braziliani paqueta champions league me psg drejtimin teknik të psg-së ish-mesfushori i milanit ka pranuar ofertën e lyonit kundër psg-së lyon nuk shkoi se sa një barazim 1-1 braziliani paqueta champions league me psg drejtimin teknik të psg-së ish-mesfushori i milanit ka pranuar ofertën e lyonit kundër psg-së lyon nuk shkoi se sa një barazim 1-1

Sondazh

Poll