Sport

SERIE A/ Petagna mjafton, Napoli mposht Sampdorian. Atalanta 6 gola Udineses

9 Janar 2022, 18:12 Nga DOSJA
SERIE A/ Petagna mjafton, Napoli mposht Sampdorian. Atalanta 6 gola Udineses

ITALI-Napoli dhe Atalanta ia kanë dalë të fitojnë në javën e 21 të Serie A pasi mposhtën respektivisht Sampdorian dhe Udinesen. Ekipi i Spallettit fitoi minimalisht në shtëpi me rezultatin 1-0, ndërkohë që Atalanta shënoi gjashtë gola kundër Udineses në sfidën që përfundoi 5-2.

Në minutën e 43′ Petagna shënoi për Napolin me një gol akrobatik. Realizimi i sulmuesit italian qëndroi në fuqi deri në fund të takimit. Me këtë sukses skuadra drejtuar nga Spalleti shkon në kuotën e 43 pikëve, 5 pikë larg nga vendi i parë që mbahet përkohësisht nga Milan.

Nga ana tjetër, Atalanta gjeti rrugën e rrjetës fillimisht me Pasalic në minutën e 17 të takimit. Muriel shënoi në minutën e 22′, ndërsa Malinovsky do të shënonte të tretin.Në pjesën e dytë ishte Udinese që ngushtoi diferencat me anë të Molinas, i ndihmuar edhe nga një devijim i mbrojtjes së Atalantës. Megjithatë, Muriel shënoi edhe golin e katërt duke plotësuar pokerin.

Golin e dytë për Udinesen e shënoi Beto, por Atalanta u kundërpërgjigj direkt pas një minute me Maehle duke e çuar rezultatin në 5-2. Gjithçka u vulos nga Matteo Pessina që rikthehet te goli dhe e çoi rezultatin në 6-2.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport napoli sampdoria napoli sampdoria

Sondazh

Poll