Aktualitet

Tërmeti i fuqishëm shkundi Shqipërinë, vjen reagimi nga Ministria e Mbrojtjes

9 Janar 2022, 22:22 Nga DOSJA
Tërmeti i fuqishëm shkundi Shqipërinë, vjen reagimi nga

TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka bërë reagimin e parë në lidhje me tërmetin me epiqendër në Greqi që shkundi Shqipërinë e katër vende të tjera në rajon. Në njoftimin zyrtar të bërë nga ministri Niko Peleshi thuhet se deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e reaguar ndaj çdo situate. Peleshi shton se intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes: Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64. Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate.

LAJM KRYESOR: Tërmeti i fortë në Greqi! Shkundet Shqipëria, preku 4 vende, nuk shkaktoi dëme

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e mbrojtjes termet ne greqi termeti shkund shqiperine ministria e mbrojtjes termet ne greqi termeti shkund shqiperine

Sondazh

Poll