Aktualitet

Punimet në Rinas-Qafë Kashar, policia: Përdorni rrugë dytësore ose futuni nga Vora

9 Janar 2022, 21:43 Nga DOSJA
Punimet në Rinas-Qafë Kashar, policia: Përdorni rrugë

TIRANË– Policia Rrugore e Tiranës ka udhëzuar mjetet për itinerarin që do të ndjekin duke nisur nga nesër që do të ketë punimë për rehabilitimin e e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas). Në një njoftim zyrtar, bëhet me dije se drejtimi i lëvizjes së automjeteve Qafë Kashar-Rinas, do devijohet në autostradë, në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas. Gjithashtu drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore.

Njoftimi nga Policia Rrugore e Tiranës:

Me qëllim marrjen e masave për orientimin e lëvizjes për shkak të punimeve që do nisin në orët e para të mëngjesit të datës 10.01.2022, për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas), Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se: Drejtimi i lëvizjes së automjeteve Qafë Kashar-Rinas, do devijohet në autostradë, në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

Njëkohësisht, drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore. Shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në rrugë me qëllim shmangien e trafikut dhe orientimnin e drejtuesve të automjeteve. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve, për respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore, gjithashtu të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të autoriteteve të tjera shtetërore.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll