Aktualitet

Radhë të gjata makinash në Rinas-Kashar-Tiranë,1 orë pritje për të hyrë në kryeqytet

9 Janar 2022, 20:45 Nga DOSJA
Radhë të gjata makinash në Rinas-Kashar-Tiranë,1 orë

TIRANË – Një varg i madh automjetesh janë bllokuar prej 1 ore për të hyrë drejt Tiranës në aksin Rinas-Kashar-Tiranë. Lapsi.al bën me dije se shkak për bllokimin sektorit rrugor mes Rinasit dhe Kasharit është bërë një aksident i ndodhur pasdite.

Gjithashtu, drejtuesve të makinave në qafën e Kasharit u është kërkuar nga policia që të kalojnë në rrugë dytësore për të hyrë në Tiranë.

Pasditen e sotme, një ambulancë e spitalit të Fierit dhe një automjet u përplasën në rrugën e Rinasit. Nga kji përplasje mbetën të lënduara jashtë rrezikut për jetën një paciente në ambulancë dhe një pasagjere në makinë.

Ndërkohë, bëhet me dije në autostradë Tiranë-Durrës ka ndodhur një tjetër aksident. Dy makina dhe një autoambulancë kanë goditur në seri njëra-tjetrën në drejtim të Tiranës.

SHIKO DHE KËTË:

Aksident i trefishtë në Tiranë-Durrës, përplasen dy makina dhe një autoambulancë

Aksident në Rinas, makina përplaset me ambulancën, lëndohet pacientja dhe pasagjerja

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rinas aksident ne tirane-durres aksident ne rinas aksident ne tirane-durres

Sondazh

Poll