Aktualitet

I shpëtoi atentatit në Larushk, kushëriri i Gentian Bejtjes: Ka jetuar në Itali

9 Janar 2022, 20:31 Nga DOSJA
I shpëtoi atentatit në Larushk, kushëriri i Gentian Bejtjes: Ka

TIRANË – Kushëriri i Gentinan Bejtjes, personit që u plagos sot në Larushk të Fushë-Krujës foli për gjendjen e shëndetësore të njeriut të tij të afërt. Skënder Bejtja tha për “Report TV” se Gentiani ka një gërvishtje në dorë dhe se i tregoi se nuk i ka parë atentatorët. Më tej, Skënder Bejtja shton se kushëriri ka jetuar më pas në Itali. Vetë ai nuk ka dyshime se kush mund të kenë organizuar atentantin e sotëm me kallashnikov ndaj Gentian Bejtjes.

“Është plagosur në Larushk, nuk ka njohur njeri se kush ka qenë, atentat i është bërë edhe më para. tani ka një gërvishtje në dorë, rrethanat nuk dihen, i kanë bërë dy herë atentat. Sot me automatik më parë më dinamit në makinë, se kush ka qenë nuk di gjë. Kështu tha nuk kam parë gjë. Nuk e ka parë. Ka manovruar ka ikur me makinë. Edhe tjetrin e ka kapur plumbi. Kanë shpëtuar të dy. Tani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Nuk kam asnjë dyshim se kush mund t’ja ketë bërë atentatin. Genti dikur ka qenë ish-polic, më pas ka jetuar në Itali për një kohë të gjatë. Ka parë personin kur i kanë qëlluar nga pas dhe më pas ka manovuar me makinë, pasi ka ikur me makinë”, u rrëfye Skënder Bejtja, kushëriri i Gentian Bejtjes.

Aktualisht, ky i fundit po kurohet në spitalin e Traumës në kryeqytet. Në makinë me të ndodhej dhe Klodian Stafuka, 31 vjeç. Duke ecur, ata u goditën me armë nga një tjetër automjet që po vinte në drejtim të tyre. Njëri prej plumbave kapi në krah 41-vjeçarin Gentian Bejtja. Policia ka marrë kamerat e pikës së Karburantit në Larushkë, vendi ku ndaloi makina e Bejtjes pas atentatit. Policia po heton të kaluarën e tyre për të ngritur pistat e hetimit. Ndaj Gentian Bejtjes u organizua atentat me tritol në vitin 2016, ku ai mundi të shpëtonte.

LAJMI KRYESOR: Atentat në Fushë Krujë, plagoset ish-polici Bejtja, i përfshirë në vrasjen e Lamajt
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gentjan bejtja klodjan stafuka plagoset gentjan bejtja gentjan bejtja klodjan stafuka plagoset gentjan bejtja

Sondazh

Poll