Bota

Tragjedi në New York, digjet ndërtesa, 19 të vdekur, mes tyre 9 fëmijë

9 Janar 2022, 21:18 Nga DOSJA
Tragjedi në New York, digjet ndërtesa, 19 të vdekur, mes tyre 9

SHBA- Një zjarr i madh në një ndërtesë banimi në Bronx të New York City la të dielën 19 të vdekur. CNN shkruan se nëntë prej persoave që humbën jetën janë fëmijë.

Nga zjarri u lënduan gjithsej 63 persona, ndërkohë që 32 prej tyre u dërguan në spital pasi ishin në gjendje të rëndë për jetën.

“Ky është një moment i tmerrshëm, i tmerrshëm dhe i dhimbshëm për qytetin e Nju Jorkut dhe ndikimi i këtij zjarri do të sjellë vërtet një nivel dhimbjeje dhe dëshpërimi në qytetin tonë,” tha kryebashkiaku i Brinx Eric Adams.

Rreth 200 anëtarë të Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut ishin në skenës e zjarrit në një ndërtesë apartamentesh 19-katëshe. Zjarri filloi pak para orës 11 të mëngjesit në një apartament dupleks në katin e 2-të dhe të 3-të të ndërtesës

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota eric adams zjarr ne new york eric adams zjarr ne new york

Sondazh

Poll