Aktualitet

I mori para një gruaje duke e kërcënuar me foto, arrestohet 53-vjeçari në Kuçovë

9 Janar 2022, 15:37 Nga DOSJA
I mori para një gruaje duke e kërcënuar me foto, arrestohet

BERAT –Një 53-vjeçar nga Kuçova u arrestua ditën e sotme pasi ka kërcënuar dhe kanosur një grua për t’i marrë para. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi Y.P. i ka bërë presion një gruaje duke i kërkuar para, ndryshe do t’i publikonte disa foto kompromentuese të saj. Mësohet, se Y.P. i ka marrë lekë dhe euro personit në fjalë dhe është larguar.

Ai ishte shpallur në kërkim nga policia pasi gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

NJOFTIMI I POLICISë:

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja e shtetasit:

-Y.P., 53 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Shtetasi Y.P me anë të disa fotove, ka kërcënuar një shtetase dhe ka mundur ti marri një sasi të konsiderueshme lekësh dhe euro.

Shtetasi Y.P, u transferua në DVP Vlorë për veprime të mëtejshme.

(d.v./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kanosje kanosje

Sondazh

Poll