Aktualitet

VIDEO/Sot 18 vjet nga 9 janari, familjarët kallëzim në SPAK: Ndëshkoni përgjegjësit

9 Janar 2022, 13:16 Nga DOSJA
VIDEO/Sot 18 vjet nga 9 janari, familjarët kallëzim në SPAK:

VLORË – Si sot 18 vite më parë, në vendin tonë është regjistruar një nga tragjeditë më të mëdha në det, ajo e 9 janarit 2004, ku në gjirin e Vlorës u përmbys një gomone që transportonte ilegalisht disa shqiptarë drejt Italisë dhe për pasojë humbën jetën 21 shqiptarë dhe u zhdukën 8 të tjerë.

“Djemtë tanë na i ka vrarë shteti dhe është diskutuar të mbyllet politikisht”,  thotë kryetari i shoqatës “9 Janari” Nikollë Mhilli, i cili kërkon që çështjen hetimore ta marrë SPAK.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, që edhe sot e kësaj dite nuk ka marrë ende zgjidhje, ka reaguar shoqata e familjarëve të viktimave, të cilët kanë kryer një kallëzim penal në SPAK, ku kërkojnë që përgjegjësit e kësaj tragjedie të marrin ndëshimin e merituar, ndërsa kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen para përgjegjësisë edhe të ish-zyrtarëve të Policisë së Vlorës dhe Ministrisë së Brendshme.


(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 9 janarit tragjedia e 9 janarit

Sondazh

Poll