Aktualitet

Basha: PD do ringrihet! Berisha eksitohet nga dhuna, njësoj si Rama për ’21 janarin’

9 Janar 2022, 13:48 Nga DOSJA
Basha: PD do ringrihet! Berisha eksitohet nga dhuna, njësoj si Rama

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga selia e PD-së, ka krahasuar ditën e djeshme me 21 janarin. Në një deklaratë për mediat, pas largimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, e pas përfundimit të mbledhjes me 4 nënkryetarët, Basha u shpreh se sot nuk është një ditë për të festuar. Sipas tij, për fat të mirë dje nuk pati gjakderdhje, por përmendi disa herë se Berisha “u eksitua” nga dhuna që u ushtrua dje, ndërsa nuk e fshihte gëzimin kur njerëzit lëndoheshin. Pikë që sipas tij e lidh me kryeministrin Edi Rama.

“Eksitimin përballë kësaj skene dhunë, nuk e fshihte dot dje, kur shihte njerëz që lëndoheshin e ka shoqëruar edhe sot. Siç ka shoqëruar edhe Edi Ramën në skena të ngjashme si 21 janari. Janë njësoj të ngjashëm. Këtu ndahem me të dy,”-tha Basha në fjalën e tij para mediave.

Ndërkohë që edhe njëherë mohoi se nga brenda selisë është ushtruar dhunë, pasi sipas tij janë përdorur vetëm fikëset e zjarreve. Po ashtu, akuzat ndaj sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili është nën hetim për ‘stërvitje dhe prodhim armësh’, i cilësoi si lëvizje të Edi Ramës. E gjithashtu, as sot nuk harroi pa përmendur të ashtuquajturin “trekëndëshi i Bermudës”, duke iu referuar edhe si “dinosaur politikë”. Sipas Bashës, të tre gëzojnë për situatën e krijuar pasi duan shumicën për vetë, ndërsa paralajmëroi edhe njëherë se nuk do ta lëshonte pozicionin e tij në krye të PD-së.

Por çfarë ndodhi dje në selinë e PD? Cilat janë zhvillimet e sotme?
Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua dje në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Sot janë 34 të arrestuar. Nën hetim është edhe Gazment Bardhi pasi akuzohet për ‘stërvitje dhe prodhim armësh’, ndërsa mbi Flamur Nokën ‘rëndon’ vepra penale për protestë të paligjshme. Përveç Berishës e Bashës, situata u komentua sot edhe nga Rama, ndërsa presidenti Ilir Meta shijon pushimet në Dajt.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Protestues të plagosur? Basha: Nuk merrem me gënjeshtra patologjike

A do votëbesohet? Basha: Rama, Meta dhe Berisha s’më duan në krye të PD

VD-Berisha njoftoi për tjetër protestë, Basha:Do ta ndërpresim vallen e tij me Ramën

Basha: Do ta çoj deri në fund masakrën e 25 prillit, trekëndëshi i Bermudës trembet

VD-Basha: Rama dhe Berisha krenohen me produktet e dhunës, shkatërruan të ardhmen

VD-Protesta e djeshme, Basha: Berisha si Rama në 21 janar, eksitohet nga dhuna

VD-Basha: Sot nuk është ditë për të qeshur, s’kam buzëqeshje në fytyrë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll