Aktualitet

Rama si ndërmjetës, Açka: Demokratët i zgjidhin vetë hallet, shiko faturën tënde

9 Janar 2022, 15:41 Nga DOSJA
Rama si ndërmjetës, Açka: Demokratët i zgjidhin vetë

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka refuzuar ndihmën e kryeministrit Edi Rama, i cili u ofrua të zgjidhte situatën në PD. Në një postim në rrjetet sociale, Açka shkruan se demokratët do t’i zgjidhin vetë hallet e tyre. Ajo shton më tej se Rama po kërkon të bëhet lajm edhe kur situata nuk ka lidhje me të. Sipas deputetes, ai duhet të flasë për faturën e qeverisjes së tij.

Postimi i plotë:

Mjerim, ke kohë që nuk je më lajm dhe kërkon të bëhesh lajm me demokratët. Po i përgjigjesh pyetjeve të përgatitura nga zyra e Gebellsit tënd në emër të demokratëve. Shqetësimi i sotëm i shqiptarëve nuk është “dhëmbi i prishur” i demokratëve, por sarkoma e qeverisjes tënde. Faturën me emrin tënd dhe qeverisë tënde e dinë mirë shqiptarët. Demokratët do t’i zgjidhin vetë hallet e tyre, pavarësisht hunjve, zjarrit, cianurit (figurativë) që u hedh ti me të gjitha mënyrat e tua tinzare. Bashkë me mediet që ke urdhëruar për t’ua shkatërruar imazhin. Dhe sa për fjalime që po bën nga kali i shaluar, me fjalorin tënd vulgar permanent, dikush është mirë të ta thotë qartë: Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin, madje as shqiptarëve. Sepse, ti rri i krekosur në pushtet me vota të grabitura si në asnjë demokraci tē vërtetë në botë. Meqe ra fjala, me patronazhistët kur do të bashkëbisedosh?

Kryeministri Edi Rama ka gjetur mundësinë për të përfituar nga situata e krijuar mes demokratëve. Sot, ai përmes një video-deklarate tha se ishte i gatshëm që bashkë me Presidentin Ilir Meta të ndërhynte që çdo gjë të zgjidhej paqësisht në Partinë Demokratike. Sipas tij, tanimë situata ka arritur “kulmin” duke i bërë thirrje demokratëve që t’i bashkohen për të bërë ç’të munden për një Shqipëri më të mirë. Sa i përket dhunës së ushtruar nga të dyja palët, numri një i qeverisë nuk la pa ironizuar edhe mbështetësit e Bashës, duke përmendur se kishin përdorur fikëse zjarri dhe shkopinj druri për të mbrojtur godinën.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll