Aktualitet

Hodhi inerte në det, arrestohet 42-vjeçari në Sarandë

9 Janar 2022, 14:07 Nga DOSJA
Hodhi inerte në det, arrestohet 42-vjeçari në Sarandë

SARANDË – Një 42-vjeçar ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë së Sarandës.

Xh.T ka shfrytëzuar një pjesë plazhi të marrë me qira në lagjen numër 4 në Sarandë nga një subjekt privat, gjatë sezonit veror 2021 dhe më datë 07.01.2022, ka hedhur një sasi mbetjesh inerte (gurë dhe zhavorr), me qëllim zgjerimin e hapësirës për ushtrimin e aktivitetit të tij në bregdet duke shkaktuar kështu ndotje.

Materialet u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, shtetasin Xh. T., 42 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ka shfrytëzuar një pjesë plazhi të marrë me qira nga një subjekt privat, gjatë sezonit veror 2021, në lagjen nr. 4, Sarandë, dhe në këtë hapësirë, më datë 07.01.2022, ka hedhur nje sasi mbetjesh inerte (gurë dhe zhavorr), me qëllim zgjerimin e hapësirës për ushtrimin e aktivitetit të tij në bregdet. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit mbetet e vendosur në misionin e saj, për ndëshkimin e çdo aktiviteti të paligjshëm në vijën bregdetare dhe të gjitha krimeve mjedisore.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 42 vjecari ne sarande ndotje e mjedisit policia e sarandes sarande arrestohet 42 vjecari ne sarande ndotje e mjedisit policia e sarandes sarande

Sondazh

Poll