Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ 6 të arrestuar në Tiranë, procedohen 2 persona

9 Janar 2022, 13:14 Nga DOSJA
LAJM I FUNDIT/ 6 të arrestuar në Tiranë, procedohen 2 persona

TIRANË – Policia e kryeqytetit njofton se ka vënë në pranga 6 persona dhe ka proceduar dy të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë një 58-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe një peshore elektronike.

Ndërkohë, nga policia rrugore janë arrestuar tre shoferë për ngarje mjeti pa leje drejtimi ose në gjendje të dehur, ndërsa janë proceduar edhe dy të tjerë pasi nuk i janë bindur urdhrit për të ndaluar të uniformave blu.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. M., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe një peshore elektronike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– F. D., 31 vjeç; G. M., 28 vjeç; E. K., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; M. S., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi; M. M., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin A. Ll., 29 vjeç, pasi për shkak të detyrës, ka kanosur punonjësin e Qarkullimit Rrugor F. H., për vendosjen e masës administrative.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasin G. O., 25 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Qarkullimit Rrugor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane policia e tiranes arrestime ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll