Aktualitet

Berisha rikthehet në PD: Protestë tjetër do ketë, datë s’kemi. Basha ushtroi terror

9 Janar 2022, 12:50 Nga DOSJA
Berisha rikthehet në PD: Protestë tjetër do ketë, datë

TIRANË– Një ditë pas përplasjes në selinë e Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer! Bashkë me Komisionin e Rithemelimit ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë oborrit, dera e të cilit ishte lidhur me zinxhirë për ta mbajtur jashtë.

Gjatë prononcimit të tij për media, Berisha edhe njëherë konfirmoi se do të ketë një protestë tjerër, por ende nuk ka një datë për të, ndërsa sqaroi se gazi lotsjellës me sasi të madhe e ka bërë që të tërhiqet nga vazhdimi i sulmit dje në PD. Por edhe njëherë nguli këmbë se protesta e djeshme ishte e gjitha paqësore, e se dhuna ishte ushtruar nga brenda prej mbështetësve të kryedemokratit Lulzim Basha.

Madje shtoi se para se Policia të hynte brenda godinës së Partisë Demokratike, Basha kishte nxjerrë me mjetet e tij të gjithë armët e përdorura ndaj protestuesëve. Ndërkohë që përsëriti disa herë se nga përplasja nuk do të kishte pasur asnjë viktimë, madje nuk do të prekej as edhe një deputet mbështetës i Bashës.

Por për këta të fundit, Berisha kishte dhe një këshillë, duke u shprehur se sa më shumë të afroheshin me Bashën, aq më larg do i mbaanin demokratët. Në fund të fjalës së tij, lideri historik i Partisë Demokratike, theksoi edhe njëherë se veprimet e djeshme të Bashës, që sipas tij përpiloi në një listë me emra demokratët që donte të arrestuar, provuan bashkëpunimin e tij me kryeministrin Edi Rama.

Por çfarë ndodhi dje brenda oborrit të PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua ditën e djeshme në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda. Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ç’do kishte ndodhur në katin e 2? Berisha: Asgjë! Nuk hy në problemet e Bejkos

Berisha: Trajtime shtazore ndaj mediave, kameramanë e fotografë ngelën pa frymë

Kush e nisi sulmin? Berisha: Ata hodhën gaz! E pranoj, u thyen xhama, u shkul porta

Berisha: Rama e Basha, armiqtë e demokratëve, u arrestua vetëm një kushëri i Ramës

Berisha deklaratë në oborrin e PD! Basha brenda selisë, mbledhje me nën kryetarët

Berisha: Patë vrasës të dënuar si sulmonin si bisha, sigurisht që do kishte reagim

Berisha: Nuk ka më qytetar që nuk e ka të qartë se Basha është murosur

Mbyllja e protestës! Berisha: Njerëzit u shtrinë anës Lanës nga helmimi, u hodh gaz

‘Ma jep iPad-in’/ Berisha: Basha ka nxjerrë armët jashtë selisë me mjetet e tij

https://dosja.al/i-vendosur-berisha-protesta-e-radhes-do-mbahet-asnje-gur-nuk-u-gjuajt/

‘Doktor s’është arrestuar asnjë’/ I afrohet tek veshi, Berisha ‘shpërfill’ Garon

Berisha: Asgjë nuk e pengon këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave tona

Berisha: Asgjë nuk ndalon zotërimin e shumicës, mirënjohje heronjve të 8 Janarit

VD-Berisha shkon te selia e PD, shoqërohet nga grupi i Rithemelimit

Berisha njoftoi deklaratë, i vihet dryni portës hyrëse në selinë e PD

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll