Bota

I vaksinuar me tre doza, infektohet me Covid Alexis Tsipras, si është gjendja e tij

9 Janar 2022, 12:43 Nga DOSJA
I vaksinuar me tre doza, infektohet me Covid Alexis Tsipras, si është

GREQI – Ish-Kryeministri grek, Alexis Tsipras është infektuar me Koronavirus, edhe pse i vaksinuar me të treja dozat e vaksinës anti-covid. Mësohet se Tsipras ka shfaqur simptoma të lehta, ndërsa bashkëshortja dhe fëmijët e tij kanë dalë negativë.

Mësohet se Tsipras ka dalë pozitiv pas kryerjes së një testi ditën e djeshme, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur ai vetë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Në një test molekular parandalues ​​kam dalë pozitiv mbrëmë. Për fat të mirë, Betty dhe fëmijët janë negativë. Kam simptoma të lehta deri më tani dhe shpresoj të marr veten së shpejti”, shkruan Tsipras në postimin e tij në Twitter.

Σε προληπτικό μοριακό έλεγχο βρέθηκα χθες βράδυ θετικός. Ευτυχώς η Μπέττυ και τα παιδιά είναι αρνητικοί.
Έχω μέχρι στιγμής ήπια συμπτώματα και ελπίζω να είμαι σύντομα υγιής.

— Αλέξης Τσίπρας – Alexis Tsipras (@atsipras) January 9, 2022

Në lidhje me këtë lajm, kanë reaguar edhe Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Zhvillimit, Adonis Georgiadis, të cilët i kanë uruar kreut të SYRIZA-s shërim të shpejtë.

Εύχομαι περαστικά στον Αλέξη Τσίπρα! Έχοντας κάνει και την αναμνηστική δόση του εμβολίου, είμαι σίγουρος ότι όλα θα πάνε καλά.

— Prime Minister GR (@PrimeministerGR) January 9, 2022

Θερμά περαστικά εννοείται. Να είναι καλά και γερός. pic.twitter.com/58cn7wVWI0

— Άδωνις Γεωργιάδης (@AdonisGeorgiadi) January 9, 2022

Marrë nga protothema.gr

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota adonis georgiadis aleksis tsipras kyriakos mitsotakis syriza adonis georgiadis aleksis tsipras kyriakos mitsotakis syriza

Sondazh

Poll