Bota

Rumania shtrëngon masat anti-covid, vendos deri në 500 euro gjobë për maskat

9 Janar 2022, 12:39 Nga DOSJA
Rumania shtrëngon masat anti-covid, vendos deri në 500 euro gjobë

RUMANI- Rumania ka ashpërsuar masat anti-Covid për shkak të rritjes së rasteve të reja. Mediat e huaja raportojnë se mbajtja e maskave në hapësirat publike të jashtme dhe të brendshme është edetyrueshme dhe maskat e tekstilit janë ndaluar. 

Për të gjithë personat që mbajnë maskë tekstili është parashikuar të gjobiten deri në 500 euro. Sugjerohet vetëm mbajtja e maskave kirurgjikale ose maskave FFP2 për të gjithë rumunët mbi moshën pesë vjeç në hapësirat publike të brendshme dhe të jashtme. Baret dhe restorantet mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:00 dhe të funksionojnë me kapacitet 50% ose 30% në varësi të shkallës së infeksionit të zonës, dhe kërkohen leje për COVID-19. E njëjta gjë vlen edhe për ngjarjet sportive, palestrat dhe kinematë.

Ministri i Shëndetësisë, Alexandru Rafila, tha në një konferencë shtypi se Rumania është “tashmë në valën e pestë të pandemisë” dhe se omicron pritet së shpejti të bëhet lloji dominues i virusit.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alexandru rafila covid-19 ne rumani rumani alexandru rafila covid-19 ne rumani rumani

Sondazh

Poll