Politike

VD-Berisha: Trajtime shtazore ndaj mediave, kameramanë e fotografë ngelën pa frymë

9 Janar 2022, 13:55 Nga DOSJA
VD-Berisha: Trajtime shtazore ndaj mediave, kameramanë e fotografë

TIRANË – Ish-Kryeministri Sali Berisha, duke komentuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit dhe FNSH në selinë e Partisë Demokratike, akuzoi këto të fundit se janë sjellë në mënyrë shtazore me kameramanët dhe fotografët e pranishëm aty.


Sipas Berishës, të gjithë i pamë qartë se si sulmohej me top uji sikur të kishte automatik një kameraman i Fax News, ndërsa bëri thirrje që të takohej fotografi Felix Bilani, i cili ngeli pa frymë si pasojë e gazit lotsjellës që u hodh në zonë.

I patë trajtimet shtazore ndaj mediave, sikur të kishte automatik i gjuante me top uji për ta shembur. Takoni Felix Bilanin, desh ngeli pa frymë. Kush është përgjegjësi këtu?”, u shpreh Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha rikthehet në selinë blu: Mirënjohje heronjve të 8 Janarit

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll